ZHVILLIMET POLITIKO-SHOQËRORE TE SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1990 - 2001

Shfaqja e formacionit ushtarak në IRJM

Shfaqja e formacionit ushtarak në IRJM

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Zhvillimet luftarake në vitin 2001

Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK)21 për herë të parë publikisht u paraqit më 10 janar, 1998, me anë të një komunikate sipas së cilës merrte përsipër përgjegjësinë për tre aksione që ishin kryer nga dhjetori, 1997, e deri në janar, 1998. Kjo organizatë ushtarake kishte marrë përgjegjësinë edhe për aksionin kundër policisë në Haraçinë, në janar, 1999. Me këtë rast, UÇK u paraqit në opinion me një komunikatë, në të cilën potencohej:

“Ruajtja e integritetit të Maqedonisë dhe forcimi i saj por jo vetëm të maqedonasve”. Ajo kërkonte ndryshimin e Kushtetutës ku shqiptarët do të kishin të drejta të barabarta dhe të njihen si faktor shtetformues. “Duke parë se kjo nuk është e mundur të arrihet me mjete dhe mënyra politike, zgjodhëm rezistencën e armatosur” 22.

Shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte shumë misterioze për opinionin në IRJM dhe më gjerë. Në fazën fillestare situata ishte shumë konfuze, sepse nuk dihej kush ishte bartësi kryesor, motivet, strategjia ushtarake, caqet luftarake si dhe platforma politike. Konfuzioni u bë edhe më i madh kur më 22 janar, 2001, Ushtria Çlrimtare Kombëtare kreu një aksion duke goditur stacionin policor të Tearcës, në rrugën Tetovë-Jazhincë. Pas këtij aksioni opinioni u njoftua me komunikatën e re, të nënshkruar nga Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në të thuhej:

“Dje, më 22 janar 2001, në Tearcë pranë Tetovës, një njësi e repartit special të UÇK, e mbështetur nga një grup vrojtimi, sulmoi me armë automatike dhe raketa stacionin policor sllavo-maqedonas. Gjatë sulmit forcat kundërshtare nuk bënë rezistencë, ndërsa forca të tjera sllavo-maqedonase, nga drejtime të tjera, nuk u afruan në kohë në vendin e ngjarjes. Sulmi ishte i kufizuar dhe kishte karakter paralajmërues, për pushtuesit maqedon dhe bashkëpuntorët e tyre shqipfolës. Uniforma e pushtuesit maqedon do të goditet gjersa të çlirohet populli shqiptar. U bëjmë thirrje policëve të kthehen në familjet e tyre që mos ta humbin kot jetën në shërbim të planeve maqedone për dominim mbi shumicën shqiptare” 23.

Komunikata nr. 4 dallonte nga ato të mëparshmet dhe paralajmëronte shpërthimin e kryengritjes së armatosur për çlirim kombëtar të shqiptarëve të IRJM. Kjo komunikatë në esencë dallohej nga e para, sepse nuk e potenconte ruajtjen e “integritetit territorial të Maqedonisë”.

Lufta Çlirimtare e Kosovës kundër okupatorit serb, krijoi përvoja luftarake edhe për shqiptarët në përgjithësi. Shumë sish që morrën pjesë drejtpërdrejt ose tërthorazi në Luftën e Kosovës, fituan përvojë luftarake që u shfrytëzua edhe gjatë luftës në IRJM. Çlirimi i Kosovës nga okupimi serb ngriti moralin edhe te shqiptarët e IRJM që të luftojnë për çlirim kombëtar. Por, çuditërisht përpërpjekja për çlirim kombëtar u reduktua në “luftë për të drejta të barabarta kombëtare”! Ky fakt ishte në kundërshtim me përpjekjet e popujve të shtypur, të cilët synonin çlirimin kombëtar.

Platforma gjenerale e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me eskalimin e situatës në IRJM, u reduktua nga “lufta për çlirim kombëtar” (komunikata nr. 4, Z.R.), në “luftë për ruajtjen e tërësisë territoriale të IRJM dhe luftë për barazi etnike”. Kjo më së miri mund të vërtetohet edhe nga deklarata e një oficeri të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në fillim të konfliktit të armatosur, i cili tha:

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk shkon rrugës drejt shkatërrimit të Maqedonisë dhe ndryshimit të kufirit të saj, por për atë që populli shqiptar dhe ai maqedonas duhet të jenë të barabartë në të gjitha aspektet. Do të thotë, Kushtetuta e Maqedonisë duhet të pësojë ndryshime”24.

Faktori ndërkombëtar, publikisht e dënoi shumë ashpër paraqitjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shpërthimin e kryengritjes së armatosur:

Sekretari gjeneral i NATO, Xhorxh Robertson, qysh më 28 shkurt, 2001, në prag të shpërthimit të krizës, tha: “Obligohet të përkrahë stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Maqedonisë …“25.

Ndërsa, Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, në një mesazh të tij i jepte mbështetje të plotë Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për zgjidhje të krizës26.

Wesli Clark, njëri nga miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptarë dhe të Kosovës, ish kryekomandant i trupave të NATO në Europë, gjithashtu nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj shqiptarëve27.

Në këto dimensione ishte edhe faktori shqiptar. Shqipëria zyrtare nuk e përkrahte kryengritjen shqiptare në IRJM28. Po kështu vepronte edhe Kosova zyrtare, udhëheqësit politikë të së cilës u prononcuan publikisht kundër kryengritjes së armatosur29.

Edhe shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, i dënoi grupet kryengritëse. Ai, me këtë rast, u shpreh, se: “Shqiptarët që besojnë se çdo vit mund të përsëritet epopeja e Kosovës ose janë shumë mendjelehtë ose kanë qëllime tepër të dyshimta”30.

Pas këtyre deklaratave publike të faktorëve relevantë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, pritej presioni i madh mbi faktorin politik shqiptar me qëllim të lokalizimit të konfliktit, deri te shtypja përfundimtare e grupeve të armatosura në IRJM.

Çështjet e Ballkanit ishin shumë të ngarkuara nga e kaluara historike, si rezultat i interesave të caktuara të Fuqive të Mëdha. Kundërthëniet midis Fuqive të Mëdha erdhën në shprehje edhe me shpërthimin e krizës në Maqedoni. Me thellimin e mëtejmë të krizës, Fuqitë e Mëdha, SHBA dhe Rusia u rreshtuan në anë të kundërta. Rusia, si mbrojtëse e sllavizmit në Ballkan kishte vendosur të dërgojë ndihma ushtarake për trupat maqedonase si dhe akuzoi SHBA se “ndihmon terroristët”31. Kundërshtimet e dy Fuqive të Mëdha, me interesa të kundërta në Ballkan, mund të çonin kah konflikti me përmasa të gjera, i cili mund të përfshinte tërë rajonin.

Faktori politik shqiptar në IRJM, duke pasur parasysh situatën e ndërlikuar dhe mesazhet nga Bashkësia ndërkombëtare, Kosova dhe Shqipëria, në fillim të konfliktit ishte i përmbajtur dhe përpiqej që të zgjidh krizën me metoda politike. Faktori politik shqiptar në këto rrethana ishte shumë i shqetësuar për prishjen e imazhit pozitiv për shqiptarët, kundrejt Bashkësisë ndërkombëtare, që ishte krijuar gjatë periudhës së Luftës së Kosovës. Por, pas eskalimit të luftimeve, faktori politik shqiptar nuk mund të qëndronte anash rrjedhave zhvillimore. Shumë shpejt edhe ai u radhit në anën e idealistëve që luftonin me armë në dorë për një koncept të ri të shtetit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe për barazi të plotë të shqiptarëve në sistem. Sinjali fillestar për rreshtimin e këtillë u dha nga lideri i shqiptarëve, pjesëmarrës në qeverinë e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Arbën Xhaferi, i cili edhepse ishte pjesëmarrës në Qeverinë e Georgievskit, publikisht bëri të qart shkaqet që sollën deri te kriza32. Pra, me shpërthimin e krizës, faktori politik shqiptar filloi të shpjegojë motivet e krizës në IRJM. Kjo tentativë shkaktoi tendosjen e marrëdhënieve të faktorëve politik, pjesëmarrës në Qeverinë e Georgievskit. Pak nga pak, faktori shqiptar u tërhoq nga politika kooperuese me establishmentin maqedonas për t’i dalë zot kombit dhe kryengritjes së armatosur shqiptare.

Qarqet luftënxitëse maqedonase, filluan të afrohen dhe të bashkëpunojnë me qarqet nacionaliste të Beogradit, të cilat çështjen shqiptare e konsideronin si problem të përbashkët. Ndërkohë që luftimet vazhdonin me intensitet të shtuar, kah fundi i muajit prill, 200133, në shenjë hakmarrjeje për policët e vrarë në afërsi të Sellcës së Tetovës, bandat primitive maqedonase në Manastir, në mënyrë vandale u derdhën nëpër rrugët e qytetit, me ç’rast dogjën dhe plaçkitën të gjitha lokalet afariste të shqiptarëve dhe të muslimanëve duke shkaktuar dëme të mëdha. Por, edhe faktori politik shqiptar nuk qëndroi duarkryq. Filluan kontaktet intenzive brenda subjekteve politike dhe ushtarake shqiptare, që rezultuan me një marrëveshje ndërshqiptare, e cila u nënshkrua nga përfaqësuesit politik dhe ushtarak shqiptar të IRJM.

m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" o:preferrelative="t" o:spt="75" coordsize="21600,21600">file:///C:\DOCUME~1\ADMINI~1\LOCALS~1\Temp\msohtml1\19\clip_image003.jpg"> face="Times New Roman">

Luftimet në Vaksincë të Kumanovës.

Zhvillimi i ngjarjeve të pranverës së vitit 2001, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e detyroi Bashkësinë ndërkombëtare të bëjë presion mbi faktorin politik maqedonas dhe shqiptar për pjesëmarrje të tërësishme në ekzekutivën shtetërore. Rezultat i këtij presioni ishte formimi i “koalicionit të zgjeruar” i katër partive më relevante në IRJM, Lidhja Socialdemokrate, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik dhe Partia VMRO-DPMNE. Më 13 maj, 2001, parlamenti solli vendim për formimin e qeverisë së re, e cila kishte si obligim parësor të zgjidh krizën në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me mjete demokratike. Në krye të saj u zgjodh kryeministri i mëparshëm, Lupço Georgievski34.

Pak ditë pas formimit të Qeverisë së koalicionit të zgjeruar faktori politik dhe ushtarak shqiptar nënshkroi platformën e përbashkët, e cila ofronte zgjidhje paqësore të konfliktit në IRJM.

Marrëveshja historike e Prizrenit *

Prej momentit të shfaqjes së formacionit ushtarak, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, faktori ndërkombëtar bënte trysni mbi subjektet politike shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi këtë formacion, me qëllim që ai të heq dorë nga opcioni luftarak dhe t’i japë përparësi dialogut. Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në OSBE, Robert Frovik, u hartua një plan që kishte për qëllim kryesor amortizimin e të gjitha ekstremeve, si ato shqiptare, ashtu dhe ato maqedonase. Ky plan u nënshkrua më 22 maj, në Prizren, nga tre liderët shqiptarë: Ali Ahmeti, përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Arbën Xhaferi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Imer Imeri, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, që njihet me emrin “Marrëveshja e Prizrenit” 35.

Marrëveshja e Prizrenit paraqet dy dimensione të rëndësishme për zgjidhjen e krizës në IRJM: njëra ishte “oferta” shqiptare për kreun politik maqedonas, për zgjidhjen e krizës përmes procesit politik, kurse dimensioni tjetër, ishte platforma unike që parandalonte ndarjen e shqiptarëve në “të mirë” dhe “të këqinj” dhe përfundimisht, parandalonte konfliktin ndërshqiptar.