ZHVILLIMET POLITIKO-SHOQËRORE TE SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1990 - 2001

Referendumi për Autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve

Referendumi për Autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve

Republika Autonome I l i r i d a 70

Pas përfundimit të referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1991, faktorit politik shqiptar nuk i mbeti gjë tjetër përpos të kërkojë rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Një rrugë e këtillë ishte organizimi i një referendumi të veçantë, ku populli shqiptar i Maqedonisë do të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit gjithëpopullor. Zhvillimet e këtilla politike, përmes deklarimit plebishitar, ishin karakteristikë e të gjithë popujve që përpiqeshin të fitonin lirinë përmes procesit demokratik. Në Maqedoni, referendumi i popullit shqiptar ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve të Maqedonisë.

Referendumi i popullit shqiptar të Maqedonisë u mbajt më 11 e 12 janar, 1992. Vendimin për shpalljen e referendumit për Autonomi politike territoriale të shqiptarëve në Maqedoni e solli Kuvendi i Autonomisë më 27 dhjetor, 199171. Qytetarët shqiptarë duhej të deklarohen se: “A janë për Autonomi politike territoriale të shqiptarëve në Maqedoni 72.

m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" o:preferrelative="t" o:spt="75" coordsize="21600,21600">